Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka paralajmëruar një situatë alarmante pasi 2,419 punëtorë komunalë mund të mbesin pa paga për shkak të bllokadës politike nga opozita, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas Hysenit, mosmiratimi i buxhetit të vitit 2025 ka krijuar një ngërç që rrezikon ekzekutimin e pagave për punëtorët e komunës, duke përfshirë edhe investimet kapitale, nëse Kuvendi Komunal nuk miraton buxhetin.
Ai ka shtuar se, megjithëse është bërë çdo përpjekje për të menaxhuar situatën me buxhetin minimal të ndarë nga Qeveria, pa miratimin e Kuvendit Komunal nuk do të jetë e mundur të realizohen as pagat dhe as projektet investuese.
Hyseni ka thirrur një seancë urgjente për nesër në ora 09:00 dhe ka apeluar ndaj opozitës që të reflektojë dhe të mos shfrytëzojë këtë situatë për manovra politike që dëmtojnë interesat e qytetarëve.