Gjilani do ta shikojë sonte ndeshjen historike mes Kosovës dhe Turqisë në një formë të veçantë, transmeton Gazeta Enigma.
Ndeshja e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës me Turqinë në një finale që vendos fatin e kualifikimit për Kupën e Botës 2026, do të transmetohet në ekran të madh në sheshin “Agim Ramadani” në Gjilan sonte nga ora 20:45.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, bëri thirrje të bashkohen të gjithë drejt ëndrrës për Botëror, transmeton Klankosova.tv.
“Meqenëse biletat në stadiumin “Fadil Vokrri” janë shitur të gjitha, ne kemi vendosur që atmosferën e stadiumit ta sjellim në zemër të qytetit tonë”, tha Hyseni.
“Forca Kosova”.
