Hyseni: Gjilani bëhet me sistem të avancuar kamerash me inteligjencë artificiale

Hyseni: Gjilani bëhet me sistem të avancuar kamerash me inteligjencë artificiale

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se qyteti ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga miqtë në Angli për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të kamerave të sigurisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas tij, sistemi i ri është i gjeneratës së fundit, me rezolucion të lartë dhe i pajisur me teknologji të inteligjencës artificiale (AI), që mundëson identifikimin automatik të targave të automjeteve (ANPR). Të gjitha kamerat do të integrohen në një platformë të vetme menaxhimi, duke e bërë Gjilanin ndër qytetet e para në rajon me një sistem të tillë të avancuar.

“Këto sisteme kamerash ekzistojnë vetëm në Londër e New York, e nga sot edhe në Gjilanin tonë,” ka shkruar Hyseni në një njoftim publik.

Ai ka shtuar se ky donacion do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e sigurisë publike dhe përmirësimin e menaxhimit të trafikut, duke e quajtur këtë “një hap të madh për një Gjilan më të sigurt dhe më modern.”

Në fund, kryetari ka falënderuar kontribuesit nga Anglia për mbështetjen dhe besimin e treguar ndaj qytetit të Gjilanit.

Related Articles