Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë në “Pressing” të T7, të martën se edhe gjatë kohës sa ishte në Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurti nuk donte të kishte vija të kuqe ndaj koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ai ka thënë se Kurti e kishte humbur debatin rreth kësaj teme edhe brenda VV-së.
“Unë kam qenë vet pjesë e VV-së, kur Kurti nuk ka dasht dhe video është publike e Këshillit të Përgjithshëm, kur Kurti nuk ka dasht me i vë vija të kuqe koalicionit me PDK-së. Kurti nuk thotë në mënyrë eksplisite, por ka pasur debat dhe konfikt dhe Kurti e ka humbur atë debat edhe me votë brenda LVV-së. Dikush mundet me thënë se kjo është shkaku kryesor i konfliktit”, ka thënë Hyseni.
Por, Hyseni tha se Kurti nuk do të pranonte koalicion me PDK-në duke i pasur 10% të votave, por me rezultat më të lartë.