Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate deklaroi se kryeministri Albin Kurti do të tërhiqet dhe do ta themelojë Asociacionin.
Ai deklaroi në Konfrontin e KTV-së të mërkurën se në situatën e krijuar politike, ekzistojnë dy kampe.
“Njëri i ekzaltuar për shtrirje të sovranitetit…e tjetri që krijon frikë dhe padashje po i krijon Kurtit. S’ka ambinet më ideal se ky sot për Kurtin. Kurti do të tërhiqet, do të mbesë si mohikani i fundit dhe do ta bëjë Asociacionin”, shtoi ai.