Gjilani ka shënuar fitore në xhiron e 34-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Kuqebardhët mposhtën Llapin në “Zahir Pajaziti” me rezultat 4-2.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili tha se kishte ardhur për fitore në Podujevë.
“Fitore e rëndësishme, duke ditur që kishim kundërshtar Llapin që kërkon vendin e dytë. Nuk kemi ardhë për barazim, erdhëm për fitore.
Puna ime është e definuar unë jam trajner deri me 22 maj, besoj që ta dhash përgjigjen“ – tha trajneri Alban Hyseni për ART Sport.