Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, komunikimin e presidentes, Vjosa Osmani dhe ministres, Donika Gërvalla e ka quajtur komunikim me fjalor shoubizi.
Hyseni, është shprehur se të dyja kanë një ego banale dhe këtë lloj komunikimi që e sollën në politikë, duhet të tejkalohet.
“Se krejt çfarë kanë këto është një ego banale edhe nëse ua sheh komunikimin edhe fjalorin politik, ky është një fjalor i shoubizit për bindjen time me vlera shumë ‘të dyshimta’, një fjalor i shoubizit që na erdh në politikë. Kjo është diçka që duhet me u tejkalu”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Tutje, Hyseni tha se pa diskutim që një gjuhë dhe komunikim i tillë, ndikon negativisht në koordinimin institucional të Kosovës për politikën e jashtme.