Me 18 vota për, Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka zgjedhur sot Kryesuesen e re, znj. Krenare Latifi-Kqiku.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vlerësuar se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të institucioneve komunale dhe funksionalizimit të plotë të Kuvendit, duke krijuar kushte për vazhdimin e punës së përgjegjshme institucionale në shërbim të qytetarëve të Gjilanit.
Me këtë rast, Kryetari Hyseni i ka uruar Kryesueses së re suksese në detyrën e saj dhe një angazhim të frytshëm në përmbushjen e përgjegjësive institucionale.
