Hyseni: S’e gënjej opinionin – Më 15 shtator tregojmë kur përfundojnë punimet në stadiumin e Gjilanit

Hyseni: S’e gënjej opinionin – Më 15 shtator tregojmë kur përfundojnë punimet në stadiumin e Gjilanit

Me datën 15 të këtij muaji do të dihet se kur do të përfundojnë punimet në rinovimin e stadiumit të Gjilanit, tha kryetari i Gjilanit, Albin Hyseni në Kanal 10, shkruan Gazeta Enigma.

‘’Për katër ditë e marrin vesh se kur fillon edhe kur pritet të përfundojë, do ta mbajmë një konferencë bashkë me ministrin e Kulturës dhe Sportit’’, potencoi i pari i Gjilanit.

‘’Nuk jap datë dhe premtim, nuk e besoj që duhet me pritë përfundimin e mandatit për të përfunduar punimet në stadium’’, shtoi Hyseni.

Ai ka shtuar se nuk i duhen katër vite për ta rregulluar një stadium.

‘’Unë nuk e gënjej opinion’’, shtoi kreu i Gjilanit.

‘’Komponenta kryesore për ta matur punën time ka me qenë rinovimi i stadiumit’’, potencoi ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles