Hyseni akuzon Hazirin e Rashitin për ‘bllok buxhetit të qytetarëve’, pasi nuk i shkuan në takim

Hyseni akuzon Hazirin e Rashitin për ‘bllok buxhetit të qytetarëve’, pasi nuk i shkuan në takim

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka akuzuar partitë opozitare në këtë komunë, PDK-në dhe LDK-në, për “bojkot e bllok buxhetit të qytetarëve”.

Hyseni tha se për sot i ka ftuar në takim kryetarët e këshillatarëve komunalë të këtyre dy partive, Lutfi Hazirin dhe Riad Rashitin, por publikoi një fotografi ku ulëset që ishin caktuar për ta janë boshe, duke lënë të nënkuptohet se nuk kanë ardhur.

“Pas javësh të tëra bllokade nga opozita dhe thirrjeve të mia të vazhdueshme drejtuar fillimisht asamblistëve të partive opozitare dhe më pas edhe kryetarëve të këshilltarëve komunalë, dje kam ftuar një takim urgjent për sot. Në këtë takim, i kam ftuar z. Lutfi Haziri, kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, dhe z. Riad Rashiti, kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, për të diskutuar buxhetin e komunës dhe ngërçin institucional me të cilin po përballemi”, shkroi Hyseni në një postim në Facebook.

“Qytetarët e Gjilanit vlerësojnë drejt e nuk harrojnë. Po u bëjë thirrje përsëri, që të reflektoni e të përgjigjeni në kërkesën qytetare për votimin e buxhetit!”, u shpreh tutje kryetari i Gjilanit nga LVV. /Gazeta Enigma

Related Articles