Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hydajet Hyseni gjatë fjalës së tij para deputetëve, u është drejtuar atyre me epitetin “Delegatë”.
Pas kësaj, Hyseni u ka kërkuar falje për këtë mënyrë të të drejtuarit.
“Të nderuar delegatë, deputetë më falni”, u shpreh deputeti Hyseni.
Ai vazhdoi me fjalimin e tij në lidhje me projektligjin për shërbimin korrektues të Kosovës.
“Komisioni për legjislacion në mbledhjen e mbajtur me 28 qershor ka shqyrtuar projektligjin për shërbimin korrektues të Kosovës me amandamentet e propozuara nga komisioni”, u shpreh ai.