Ish-futbollisti, Hysni Gjinovci, ka rrëfyer për historinë më frymëzuese të tij, ku kishte lënë futbollin për t’iu bashkuar UÇK-së.
“Unë dua të cek, pak ma herët se të ’97-në, me Sylejman Selimin, gjeneralin, kemi qenë shumë shokë të mirë”, ka rrëfyer fillimisht Gjinovci.
“Kemi luajtur futboll të vogël bashkë, futboll të madh bashkë, thuajse jemi rritur së bashku. Në vitin ’95-të ka ardhur në Besëlidhje, pak më vonë se unë, por dashuria për Drenicën e ktheu prapë aty”.
“Ai më kishte thënë mua se po shkonte në Gjermani, sepse e kishin rrah policia dhe më tha se nuk mund të duronte më”.
“Por, ai nuk më kishte treguar për kohën ilegale kur por formohej UÇK-ja, në 1997-98 kur fillohej të dilnin me maska…”, ka vazhduar rrëfimin e tij ish-futbollisti.