I akuzuari Liman Berisha, për kanosjen e moderatorit të Klan Kosovës, Alaudin Hamiti, ka pranuar fajësinë në seancën e shqyrtimit fillestar.
Këtë deklarim ai e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori.
Ai deklaroi se ndihet fajtor dhe shprehu pendesë për rastin e ndodhur, duke theksuar se nga ai incizim nuk ka pasur asgjë kundër të dëmtuarit Alaudin Hamiti.
Berisha kërkoi falje ndaj tij dhe familjes së tij, si dhe i propozoi gjykatës që gjatë matjes së dënimit t’i shqiptohet një dënim sa më i butë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
