Në medie sot është raportuar lajmi për arrestimin e Drilon Berbatit. Në njoftimin zyrtar të MPB’së serbe thuhet se Berbatit i janë konfiskuar gjithsej 32 pako me marihuanë apo gati 18 kilogramë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Berbati nuk ka qenë punëtor në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përkatësisht në ARC.
I njëjti ishte suspenduar nga detyra me një vendim të marrur me datë 14 gusht të vitit 2023.
Vendimi është në fuqi ende dhe Berbatit nuk ka qenë më punëtor në MPB deri në një vendim të radhës nga Gjykata me dyshimin për keqpërdorim të pozitës sa ishte zyrtar në këtë institucion.