I bie reklama e dyqanit në kokë, lëndohet 22-vjeçari në Drenas

I bie reklama e dyqanit në kokë, lëndohet 22-vjeçari në Drenas

Një i ri është gjetur i shtrirë në sheshin e qytetit në Drenas.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se i lënduari derisa ishte duke ecur në qytet një reklamë i ka rënë në kokë.

“Lidhur me këtë incident policia në Drenas ka  iniciuar një rast, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që personi i lënduar mashkull 22 vjeçar, është dërguar për tretman  mjekësor”, tha Ahmeti./Gazeta Enigma/

Related Articles