Kërkesat ishin të shumta, por vetëm 8500 tifozë kishin fatin të siguronin një biletë për në finalen e ligës së konferencës në Tiranë.
Megjithatë, jo të gjithë kanë dëshirën e madhe për ta ndjekur ndeshjen në shkallët e stadiumit. Disa prej tifozëve që arritën të blenin bileta kanë nisur rishitjen e tyre në tregun e zi.
Në faqet online, tifozët synojnë të shesin biletat dhjetëra fish me shtrenjt për të përfituar nga numri i limituar i tyre.