Sot rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, i burgosuri me inicialet B.E., është gjetur pa shenja jeta në dhomën e tij.
Sipas burimeve të Paparacit, i njëjti dyshohet se ka kryer vetëvrasje në qelinë e tij, ku po qëndronte i vetmuar.
Të njëjtat burime brenda organeve të drejtësisë bëjnë të ditur se Gjykata Themelore në Ferizaj kishte vendosur që ta transferonte atë në Gjilan. Transferimi i tij ndodhi gjatë këtyre ditëve të fundit.
Në anën tjetër, ai ishte arrestuar për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka rrahur fizikisht nënën e tij.
Gjithashtu, Paparaci mëson se B.E., (emër i njohur për redaksinë) ishte ndarë nga bashkëshortja e tij situatës së krijuar.
Lidhur me këtë çështje Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se ka pezulluar nga puna, Drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Sh.S., zv/drejtorin e kësaj qendre, F.H., mbikëqyrësin F.L dhe zyrtarin korrektues, M.H..
“Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës vendosë pezullimin e nëpunësve civil për të vazhduar tutje me procedurat hetimore dhe të shqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me rastin dhe përgjegjësitë e tyre”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.