Gjakftohtë, dy krerët e veteranëve të luftës e kanë pritur dënimin ndaj tyre me katër vjet e gjysmë nga Tribunali Special në Hagë.
Pas një viti e gjysmë qëndrimi në paraburgim, dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me katër vjet e gjysmë.
Nasim Haradinaj, me një kollare me flamurin kombëtar të shqiptarëve dhe i buzëqeshur, po e priste dënimin ndaj tij, pak minuta pasi shoku i tij veçse ishte shpallur fajtor.
Haradinaj po buzëqeshte derisa gjyqtari në Hagë po ia lexonte akuzat, për të cilat gjykata atje e ka gjetur fajtor.