Gjykata e Apelit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për kryetarin e komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq duke ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Kryetari i komunës së Kllokotit ishte arrestuar për shkak se dyshohet se kishte manipuluar në zgjedhjet qendrore ku edhe kishte cenuar votuesit që të votojnë të lirë. Ai dyshohet se kishte tentuar që të bëjë manipulime në favor të një partie tjetër.