Është arrestuar një person dje në Drenas pasi në gjendje të dehur i ka kanosur prindërit e tij me vrasje, raporton Gazeta Enigma.
Sipas policisë, në momentin kritik ata ishin duke u kthyet nga një aheng familjar.
E mosmarrëveshja kishte të bënte me përdorimin e veturës,.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gllogoc 10.09.2023 – 02:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur, duke u kthyer nga një aheng familjar me prindërit e tij, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me përdorimin e veturës, të njëjtit i ka kanosur me vrasje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të palëve, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.