Një person është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht prindin e tij.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:30, në Gjakovë.
Tutje siç bëhet e ditur në raport, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht prindin e tij. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.