Një person është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se në gjendje të dehur e ka thyer ekranin e një bankomati në Skenderaj.
Rasti ka ndodhur në rrugën “18 qershori” të shtunën para mesnatës.
Rastin e ka konfirmuar Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.
“Po, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në afatin e paraparë ligjor do të parashtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Preteni.
I dyshuari u raportua se në këtë formë kishte tentuar që të vidhte nga bankomati.
Por, pasi nuk kishte arritur që ta bënte këtë ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
E në ikje e sipër me veturën e tij, ai i ka goditur edhe tre vetura të tjera.