I dënuar me 2 vjet burgim për vjedhje të rëndë, ky është personi që u arrestua në aeroportin e Prishtinës

I dënuar me 2 vjet burgim për vjedhje të rëndë, ky është personi që u arrestua në aeroportin e Prishtinës

Vetëm gjatë ditëve të fundit, kanë rënë në pranga të Policisë edhe disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Njëri prej tyre, siç mëson Sinjali është Vedat Krasniqi, rreth 40-vjeçar, i cili është kapur gjatë ditës së djeshme në aeroportin e Prishtinë pasi ndaj tij ka urdhëresa aktive për dy vepra penale.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me mbi 2 vjet burgim për veprat “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin.

Related Articles