Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen, i ka shkuar sot në zyrë komandantit të KFOR-it, gjeneral major Enrico Barduanit.
Biseda në këtë takim, u fokusua kryesisht në zhvillimet më të fundit mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it për dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Gjenerali Barduani nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm me institucionet evropiane në Kosovë dhe midis partnerëve ndërkombëtarë të angazhuar në stabilitetin rajonal. Vizita dëshmon angazhimin e përbashkët të NATO-s dhe BE-së për paqe të qëndrueshme, dialog rajonal dhe një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë.