I dërguari i Hungarisë me vizitë në KFOR, flitet për sigurinë në rajon

I dërguari i Hungarisë me vizitë në KFOR, flitet për sigurinë në rajon

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim emisarin special për Ballkanin Perëndimor të kryeministrit të Hungarisë, Zsolt Bunford.

Në takim është folur për situatën e sigurisë në rajon.

“Takimi i ofroi Komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Gjenerali Ulutash shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributet e gjata të Hungarisë në misionin e KFOR-it”, thotë KFOR- i në një njoftim për media rreth takimit.

Related Articles