I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, ka deklaruar se shqetësimet e Rusisë për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes janë të justifikuara
Në një intervistë për ABC News, ai theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin hyrjen e Ukrainës në aleancën ushtarake, duke nënvizuar se kjo çështje nuk është në tryezën e diskutimeve.
“Është një shqetësim i drejtë,” tha Kellogg, duke iu referuar kërkesës së Moskës për një garanci të shkruar që NATO nuk do të zgjerohet për të përfshirë Ukrainën dhe republikat e tjera ish-sovjetike.
Ai shtoi se për të pranuar një vend të ri në NATO kërkohet miratimi unanim i të 32 vendeve anëtare, duke theksuar se disa prej tyre aktualisht janë kundër pranimit të Ukrainës.