Gjithçka çka pati brenda në shtëpi të dielën u shkatërrua nga flakët. Disa nga gjërat që ishin brenda shtëpisë Faton Rexha nga Rahoveci, i hodhi në përroskë e të tjerat i la në oborr që më pas t’i lajë e t’i kthejë në shtëpi nëse mund t’i përdorë.
Rexhës ju dogj shtëpia në pasditen e së dielës, duke e lënë pa strehim atë me gruan e dy fëmijët.
Arsyet se si ndodhi nuk i di, as policia për të cilën është duke hetuar.
Krejt çka kërkon kryefamiljari është një vizitë për ndihmë nga komuna, ndryshe për pak ditë thotë se do të detyrohet të fle në objektin e djegur i cili ka mbet pa orendi./Gazeta Enigma/