Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është duke e mbështetur angazhimin e ish-kryetarit të kryeqytetit, Ismet Beqirit, i cili është kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, me numër 37, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se “Beqiri i duhet Kuvendit të Kosovës, me përvojën e tij politike, njohjen e thellë të qeverisjes lokale dhe përkushtimin ndaj interesit publik”
“Ismet Beqiri është një nga figurat me përvojë më të gjatë institucionale në Prishtinë dhe Kosovë. Si ish-kryetar i Prishtinës, ai ka qenë pjesë e proceseve të rëndësishme të ndërtimit institucional dhe shërbimit publik. Sot, Ismet Beqiri i duhet Kuvendit të Kosovës, me përvojën e tij politike, njohjen e thellë të qeverisjes lokale dhe përkushtimin ndaj interesit publik. Kosova ka nevojë për përfaqësues që dinë, punojnë dhe marrin përgjegjësi.”, shkroi ai tutje.
