Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit Andi Pajaziti, Gjykata Themelore ka aprovuar atë dhe si rrjedhojë është marrë vendimi që t’i vazhdohet paraburgimi për dy muaj, deri më 4 maj të këtij viti, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A.P., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 04.03.2024 ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit A.P iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj. Masa e paraburgimit të njëjtit i llogaritet prej datës 05.03.2024 deri me datën 04.05.2024”, tha ajo për Enigmën.