Dardan Krivaqa është njëri nga të dyshuarit për vdekjen e 18 vjeçares nga Ferizaji, Marigona Osmani, që Prokuroria Themelore po e cilëson si vrasje të rëndë.
Krivaqa, që aktualisht ndodhet në arrati, nuk është emër i panjohur për forcat e rendit.
Ai, siç merr vesh Front Online nga disa burime, ka një të kaluar kriminale. Ka qenë i arrestuar disa herë për vepra të natyrave të ndryshme.
Këso informacione kanë qarkulluar edhe në rrjetet sociale ku thuhet se Krivaqa ishe arrestuar disa herë, por edhe liruar më pas nga Gjykata.
Ndryshe, i dyshuari tjetër Arbër Sejdiu, që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, bashkë me të dyshuarin, Dardan Krivaqa, është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.