Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një akt terorrist ku janë plagosur pesë persona.
I dyshuari, Rudolf Nikollaj, për kryerjen e veprës është arrestuar dhe sipas raportimeve rasti është duke u hetuar nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit.
I dyshuari për sulmin Rudolf Nikollaj, në momentin e parë kur është dërguar në polici ka deklaruar se “Muslimanët duhet të ndëshkohen”.
Bëhet e ditur se nga pesë të plagosurit, katër janë liruar nga spitali kurse një tjetër, Kleon Jaupaj është në operacion pasi ka dëmtime në pjesën abdominale shumë pranë veshkës, raporton Ballkan Web.
Vetëm një muaj më parë ai kishte plagosur një 32-vjeçar me aftësi të kufizuar tek terminali i autobusave të veriut.