Ekrem Rexhepi, 26 vjeçari i dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. Atij mbrëmë i është ndërruar qendra e paraburgimit, meqenëse jeta e tij është vënë në rrezik.
Ekrem Rexhepi nga Prishtina është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës. Kështu ka konfirmuar avokati i tij, Fitim Limani.
Ai tha se mbrëmë u njoftua për këtë transferim, konfirmoi se është sulmuar nga të burgosurit.
“Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërru pra qendrën e paraburgimit”, tha avokati.
Avokati bëri me dije që klienti i tij ka refuzuar të flasë për t’i treguar se si ka ndodhur rasti.
“Rasti është i ndejshëm dhe i mbrojturi im pasi jam konsultuar me të nuk ka pranuar të flas, ai ska dhënë ndonjë deklaratë ka refuzu me fol dhe nuk e di versionin e tij qysh ka ndodhur rasti. Nuk e kam takuar në qendrën e paraburgimit mirëpo kam qenë në seancën dëgjimore”, tha ai për Insajderin.
Limani shtoi se te dyshuarit për dhunimi i janë bërë analizat gjinekologjike për të kuptuar nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarën 11 vjeçare.
“Atij i janë bërë analizat gjinekologjike si provë kryesore për të parë nëse ka pasur marrëdhënie seksuale me një person apo jo. Jemi në pritje derisa prokuroria të fillojë hetimet”, sqaroi ai derisa theksojë se nuk kanë pranuar ndonjë dëshmi tjetër nga Prokuroria deri në këtë pikë të rastit.
Ekrem Rexhepi, para se të arrestohet për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, ka qenë edhe shtatë herë të tjera në burg.
26 vjeçari, ka qenë i dënuar dy herë nga shteti.
Një herë ishte dënuar në dhjetor të vitit 2020, me gjashtë muaj burgim me kusht dhe me një gjobë prej 300 eurove për dhunë në familje.
Dhe një herë për vjedhje të rëndë. Për këtë vepër ka vuajtur dënimin me burgim prej një viti, si dhe ka paguar gjobën prej 400 eurove.
Qysh nga vitit 2007 e gjerë në 2022-tën, Rexhepi u arrestua dhe u dërgua në mbajtje plotë 7 herë.