I figuron emri si bashkëautor, por Dimal Basha mohon shkrimin – reagon profesori universitar

I figuron emri si bashkëautor, por Dimal Basha mohon shkrimin – reagon profesori universitar

Abit Hoxha, profesor në universitetin “AGDER” të Norvegjisë, ka komentuar reagimin e profesoreshës Jana Arsovska lidhur me bashkautorësinë e një punimi shkencor me deputetin e Vetëvendosjes, Dimal Basha.

Arsovska kishte thënë se Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit, ndërsa pjesët tjera janë të saj.

Hoxha tha se një pretendim i tillë nuk e përjashton përgjegjësinë e bashkautorëve.

Sipas tij, kur bëhet një punim shkencor, autori duhet të pajtohet me bashkëautorin pasi këto lloj publikime nuk bëhen kot.

“Një bashkëautor nuk mund t’i ikë përgjegjësisë. Është skizofrenike të shkruash diçka që ti nuk e beson, me një autor tjetër të përbashkët. Autori duhet të pajtohet me bashkëautorin, sepse këto punë nuk publikohen ashtu kot. Arsovska tash mund të thotë çka të dojë, por bashkëautoresia ka përgjegjësi”, u shpreh Hoxha.

Në punimin e përbashkët të Arsovskës dhe Bashës, i botuar në Global Crime Journal, pretendohet se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) kishte bashkëpunuar me rrjete kriminale brenda dhe jashtë vendit, përfshirë edhe financime nga trafiku i drogës.

Ndaj këtij shkrimi, pati reagime të ashpra në rrjete sociale.

Related Articles