Një kaos i madh ka ndodhur në vërshëllimën e fundit pasi Internacional mundi Gremion në derbin e ‘Grenal’.
Internacional fitoi 1-0 në shtëpi falë një goli të ish-lojtarit të Shakhtar Donetsk, Taison në pjesën e parë.
Dhe gjithçka nisi në fund të lojës kur lojtarët e Internacionalit talleshin me kundërshtarët e tyre.
Disa anëtarë të ekipit mbanin arkivole të rreme prej kartoni – një simbol për vdekjen e Gremios, të cilët janë në rrezik serioz për t’u rënë në nivelin e dytë në Brazil.
Pothuajse e gjithë skuadra e Gremios ishte larguar nga fusha në këtë moment, por kur panë se çfarë ndodhi, shumë prej tyre doli nga tuneli dhe u kthyen në fushë për një përballje.
Pati shumë ndjekje nëpër fushë dhe shtytje teksa lojtarët hynë në fushë, dhe u desh pak kohë para se zyrtarët e tjerë të ishin në gjendje ta qetësonin gjithçka.
Bruno Cortez i Gremion u përjashtua me karton të kuq, me mesfushorin e Internacionalit, Patrick Nascimento, që iu tregua një i tillë.
Gremio është i 19-ti në Serie A-në e Brazilit me vetëm nëntë ndeshje të mbetura. Skuadra e Vagner Mancinit, që ka në radhët e tyre Douglas Costa dhe Rafinha, janë shtatë pikë larg zonës që shpijen në ligën e dytë.
Javën e kaluar, kur Gremio humbi 3-1 ndaj Palmeiras, tifozët hynë në fushë dhe thyen zonën e VAR në disa skena të çmendura. /Gazeta Enigma/