Irani ka nisur një valë sulmesh kundër Izraelit.
Ushtria izraelite tha se ka identifikuar raketat e nisura.
Sipas një deklarate nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur raketat.
Ndërsa qytetarët janë udhëzuar të kërkojnë strehim, shkruan CNN.
Live footage from Iranian state-run media showing ballistic missiles being launched now against Israel. pic.twitter.com/v4X4bSZdXr— OSINTdefender (@sentdefender) June 13, 2025
Sulmin e konfirmuan edhe vetë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
“I gjithë Izraeli është nën zjarr nga predhat iraniane”, shkruan ato në X.
🚨All of Israel is under fire as Iran fires projectiles🚨 pic.twitter.com/eqEGzQMiCc— Israel Defense Forces (@IDF) June 13, 2025
Bëhet e ditur se shpërthime të mëdha janë parë në Tel Aviv dhe Jerusalem.
Ndryshe, Teherani e quajti këtë fillimin e “përgjigjes shkatërruese” ndaj sulmeve izraelite në vend.
“Pak çaste më parë, me lëshimin e qindra raketave të ndryshme balistike drejt territoreve të pushtuara, ka filluar operacioni i përgjigjes vendimtare ndaj sulmit të egër të regjimit sionist”, tha agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA.
Sipas Haaretz, ushtria izraelite tha se sirenat e sulmit ajror do të aktivizoheshin në të gjithë vendin dhe u bëri thirrje qytetarëve të drejtohen menjëherë në strehimore.
Ata shtuan se më shumë se 100 raketa u lëshuan nga Irani dhe sirena të sulmit ajror u aktivizuan në të gjithë Izraelin.