I gjithë stadiumi në këmbë duke thirrur emrin e tij, momenti kur Shaqiri motivohet dhe bën asistimin e parë për Lyonin

I gjithë stadiumi në këmbë duke thirrur emrin e tij, momenti kur Shaqiri motivohet dhe bën asistimin e parë për Lyonin

Xherdan Shaqiri ka bërë debutimin zyrtar me skuadrën franceze Olympique Lyon.



Ylli nga Kosova kompletoi transferimin te Lyoni javë më parë nga Liverpooli, por vetëm në ndeshjen ndaj Strasbourg bëri debutimin e tij.

Debutimi i Shaqirit te Lyon ka ardhur në mënyrën më të mirë, pasi gjilanasi asistoi në fitoren 3-1 të skuadrës së tij.

Por para asistimit të kosovarit në minutën e 64-të, tifozët e Lyonit e motivuan jashtëzakonisht shumë atë, raporton Telegrafi.

Shaqiri u afrua për ta ekzekutuar një goditje nga këndi derisa të gjithë të pranishmit në stadiumin ‘Parc Olympique Lyonnais’ u ngritën në këmbë për ta thirrur emrin e tij.

‘Shaqiri, Shaqiri, Shaqiri’, ishin thirrjet e tifozëve që e motivuan jashtëzakonisht shumë gjilanasin.

Në atë moment reprezentuesi i Zvicrës bëri harkim fantastik në zonë, ku Denayer shënoi me kokë golin e epërsisë së Lyonit.

Ishte një nisje fantastike e Shaqirit te Lyoni me asistim e fitore.

Related Articles