I është dhënë lamtumira e fundit 19 vjeçarit Ardit Zymerit, i cili u vra mbrëmjen e së dielës në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, raporton Gazeta “Enigma”.
Lidhur me këtë rast është deklaruar edhe xhaxhai i tij. Ai tha se nuk e di se si ka ndodhur rasti, ndërsa familja tha se nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd.
Po ashtu sot gjatë ditës në Gjykatën Themelore të Mitrovicës u dërgua dorasi i rastit. Ai gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale.
Prokuroria pritet që të njejtit t’ia caktojë masën e paraburgimit. /Gazeta Enigma/