I jepet lamtumira e fundit 9-vjeçarit që vdiq nga një sëmundje e rëndë

I jepet lamtumira e fundit 9-vjeçarit që vdiq nga një sëmundje e rëndë

I jepet lamtumira e fundit 9-vjeçarit, Gent Nikqit, i cili vdiq dje në Turqi pas një sëmundje të rëndë të mëlçisë.

9-vjeçari është varrosur në fshatin e tij të lindjes, në Rugovë të Pejës.

Ndërsa, javë më parë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni përmes një postimi në Facebook, kishte njoftuar se janë mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e Gent Nikçit nga Rugova e Pejës.

Por, sot Hyseni në një postim në rrjetin social, Facebook ka njoftuar për varrimin e tij.

“E pata shum veshtir te flas sot kur edhe po ndahemi nga ti po ne shenj falenderimi ndaj Shqiptareve i thash pak fjal per ty engjull. LAMTUMIR GENT NIKQI ki me na mungu shum  fizikisht po ne zemrat tona do jesh perjetsisht”, ka shkruar ai në Facebook.

E pata shum veshtir te flas sot kur edhe po ndahemi nga ti po ne shenj falenderimi ndaj Shqiptareve i thash pak fjal per…Posted by Adnan Hyseni on Friday, April 23, 2021

Related Articles