Këtë të enjte në fshatin Roganë të komunës së Kamenicës u mbajt ceremonia mortore për ndarjen nga jeta të Greta Kryeziut, raporton Gazeta “Enigma”.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili së bashku me familjarët, kolegët dhe qytetarët e shumtë i dha lamtumirën e fundit Gerta Kryeziut.
“Greta do të kujtohet gjithmonë si shembull i përkushtimit dhe i dashurisë për njerëzit.”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë se Greta Kryeziu ishte drejtoreshë e Shëmndetësisë në Komunën e Kamenicës. /Gazeta Enigma/