Gazetari Blendi Fevziu, ka kujtuar takimin e parë me Nënë Terezën. I ftuar në Tv Klan në Shqipëri, Fevziu ka ndarë me publikun detaje.
Ai ka publikuar librin e tij të fundit “Takimet e mia me…”, ku pasqyrohen portretet e 39 personazheve, që kanë dominuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera.
Gjatë emisionit, Fevziu flet për një nga personazhet që ka përfshirë në libër e që shquhet për bamirësinë e saj, Nënë Terezën.
Gazetari rrëfen historinë se si është ndeshur për herë të parë me filantropen e njohur dhe ne ju sugjerojmë që ta lexoni të gjithë, pasi është me të vërtetë interesante.
Sot Fevziu arrin të qeshë me këtë histori, por për atë që ka bërë Nënë Tereza, ai i ka mbajtur inat për 2 vjet.