Mbrëmë në Pejë është arrestuar një person, pasi ai dyshohet se nuk i është bindur urdhrave të Policisë që të ndalet me veturë “derisa është vetaksidentuar”.
I njëjti, sipas raportit të Policisë, i ka kanosur zyrtarët policorë se do t’i largoj nga puna.
I dyshuari pas pranimit të tretmanit mjekësor dhe pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Pejë 03.09.2022 – 05:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policor për tu ndalur me veturën të cilën ishte duke e drejtuar, derisa është vet aksidentuar. I dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë se do i largoj nga puna. Të dyshuarit pasi i është ofruar tretmani mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.