Naim Murseli, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj është dërguar në QKUK.
Nën masa të rrepta sigurie, ai është parë në klinikën e Neurologjisë në QKUK.
Muresli shihet i prangosur në këmbë dhe duar.
Në seancën e 4 qershorit, avokatja e Naim Murselit ka kërkuar që klienti i saj të dërgohet në QKUK për një ekzaminim psikiatrik.
Kjo kërkesë është aprovuar nga gjykata.