Ekspozita e Shkëlzen Gashit, e cila u organizua në Prishtinë dhe që paraqiste Masakrën e Dubravës dhe masakrat e tjera në Kosovë, ngjalli reagime të mëdha në opnion për shkak të pasaktësive në të dhënat e shfaqura.
I mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Sadik Zeqiri, deklaroi se qëllimi i Shkëlzen Gashit është “shtrembërimi i historisë”.
“Në qoftë se askush nuk reagon atëherë t’i mbetet atij që e ka pasur mirë me paraqitjen e fakteve, por në qoftë se dikush reagon ta hedh fajin diku tjetër ashtu edhe qysh ka pretendu ta hedhë në Beograd te zonja Kandiq, por që ka marrë një kundërshti të saj dhe nga zyra që e ka në Prishtinë”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Kurse, sot Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda ka bastisur banesën e Gashit, me urdhër të Prokurorisë Speciale, për të siguruar provat e nevojshme lidhur me këtë çështje.
Ai dyshohet për “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”.
Ndërkaq pas intervistimit, u lirua në procedurë të rregullt.
