Policia ka arrestuar në Leshak të Leposaviqit një grua të dyshuar për mashtrim.
E njëjta dyshohet se përmes mashtrimit i ka mbledhur 1000 euro, në emër të të birit të një gruaje me nevoja të veçanta, por pa pëlqimin e saj.
Pas arrestimit e njëjta është dërguar në mbajtje.
“Më 22.12.2023 është arrestuar e dyshuara femër Serbe shtetase e Serbisë nën dyshimin se e njëjta duke mashtruar ka mbledhur një shumë parash prej 1000€ në emër të djalit të dëmtuarës me nevoja të veçanta pa dëshirën- pëlqimin saj-viktimës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.