I merr 500 euro nën kërcënim të armës nga punëtori i një pike karburanti, arrestohet nga policia

I merr 500 euro nën kërcënim të armës nga punëtori i një pike karburanti, arrestohet nga policia

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se kishte pranuar një informacion që në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj ishte një rast i grabitjes, ku një person i dyshuar nën kërcënimin e armës së zjarrit kishte arritur të marrë 500 euro nga punëtori në një pikë karburanti dhe u largua në drejtim të panjohur.

Bëhet e ditur se Sektori Rajonal i Hetimeve nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishte nisur hetimet dhe se pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren dhe shikimit të kamerave të sigurisë, kanë identifikuar dhe sot në ora 19:00 kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet N.B të moshës 24-vjeçar.

“I dyshuari është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve, dhe se pas intervistimit nga policët hetues, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit u dërgua në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Grabitje’”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

Related Articles