Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Graçanicë.
I njëjti sipas viktimës femër kishte marrë fëmijët dhe ishte larguar nga shtëpia.
Rasti ka ndodhur më 25 dhjetor rreth orës 20:10.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj ka marr fëmijën e tyre dhe është larguar nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar dhe pas këndelljes nga alkooli, me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në njoftim.