I mituri rom: “Policia na njofton kur kanë aksion për largimin tonë nga rruga”

I mituri rom: “Policia na njofton kur kanë aksion për largimin tonë nga rruga”

Rrëfimet e fëmijëve lëmoshëkërkues të sjellin në mendje një Kosovë ndryshe nga ajo që mendojmë se shohim çdo ditë apo nga ajo siç portretizohet nga pushtete, një Kosovë ku fëmijët bartin barrën e sigurimit të mbijetesës, e ku shkolla është vetëm një luks.

Fëmijë të komuniteteve rom, egjiptian e ashkali, ku shkolla edhe mund të konceptohet si e tillë që nuk është për ta, pasi ajo edhe të çmend.

I tillë është rrëfimi i një adoleshenti 15-vjeçar, i cili thotë se punon për të siguruar të hollat që të dërgojë nënën e tij te doktori.

Një rrëfim që më tepër duket imagjinar, është i shokut të tij që është nga Fushë Kosova dhe i cili në fakt në kohën kur po pastronte xhamat e veturave, do të duhej të ishte në shkollë në klasën e 9, për të ndjekur mësimet.

Por në fakt ai ka thënë për Kiksin se shkolla ku kishte mësuar më parë e kishte larguar pasi ai pretendon se i thanë që nuk ka ku të vendosë librat në mungesë të tavolinave mësimore.

Megjithëse rrëfimet e tyre ndryshojnë në momentin kur gazetarët insistojnë që së bashku me të të shkojnë në shkollë për të kuptuar të vërteten e rrëfyer nga ai.

130-vjeçari thotë se tash ka punë dhe duhet të mbledhë 10 euro për ta dërguar të ëmën te doktori.

Pse këta fëmijë që bredhin rrugëve të kryeqytetit dhe në kushte jo të përshtatshëm për ta, me e pa dëshirën e tyre, organeve të rendit shpesh mbyllin sytë para tyre.

Kjo pasi ata hapur vazhdojnë veprimtarin e tyre në rrugët kryesore madje shpesh herë edhe ndajnë trotuaret së bashku.

E si për ta vulosur indiferencën e policisë së shtetit karshi këtyre fëmijëve, ata me tallje thonë se ka raste kur bashkëpunojnë në forcat e rendit.

Njëri nga ta i tha Kiksit se para çdo aksioni policor ata njoftohen nga Policia për rrugët se ku do të mbahen aksionet.

Policia e Kosovës, në një përgjigje të dërguar në formë elektronike, thotë që ka regjistruar edhe hetuar dhjetëra raste për keqtrajtim apo braktisje të fëmijëve vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Policia e Kosovës, në fund të përgjigjes, thekson se fëmijët dhe lëmoshëkërkuesit kur hasen pa dokumente apo leje qëndrimi në Kosovë, largohen nga territori i shtetit.

Pa theksuar faktin se si mund të legjitimohen fëmijët, kur shumica e tyre nuk kanë leje udhëtimi.

Sidoqofshin historitë e tyre, të vërteta apo të mistifikuar, ata thonë se megjithëse qëndrimi në rrugë nuk është se nuk po u sjellë përfitime materiale.

E nuk janë të pakta as lajmet në media për arrestimin e “bosëve” që shfrytëzojnë fëmijët për të përfituar nga lëmosha e tyre.

Related Articles