Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Burra që rrahin gratë dhe vajzat e qytetarë që ushtrojnë dhunë ndaj prindërve, janë vetëm disa nga rastet e shpeshta të dhunës brenda familjes në vendin tonë. E nuk janë të rralla as rastet kur nuset futen në telashe me prindërit e bashkëshortit.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar sot një person i moshuar nga fshati Paldenicë e Hanit të Elezit, i cili ka denoncuar për dhunë renë e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë zbardhur detaje nga dëshmia e 75-vjeçarit, i cili ka deklaruar se ka konflikte të vazhdueshme me djalin e tij dhe nusen.
Si rezultat i denoncimit, janë shoqëruar në stacion policor personat e përfshirë, ku djali i viktimës është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa 43-vjeçarja si e dyshuar.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.