Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditës, për shkak të temperaturave të larta.
Nga IHMK, thuhet se duhet të kihet kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell, gjatë orëve që intensiteti është më i lartë.
‘’Indeksi UV: I LARTË – Kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell gjatë orëve me intensitet më të lartë’’, thuhet në njoftim
