I ofroi ryshfet zyrtarëve policor për t’ia lejuar hyrjen në Kosovë, arrestohet

I ofroi ryshfet zyrtarëve policor për t’ia lejuar hyrjen në Kosovë, arrestohet

Policia ka arrestuar një person të mërkurën, pasi dyshohet se ka tentuar t’u ofrojë ryshfet zyrtarëve policor, kjo me qëllim të lejimit të hyrjes së paligjshme në Kosovë të bashkëshortes së tij, duke anashkaluar procedurat dhe kriteret shtetërore në fuqi.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se nën udhëzimet e Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal për veprën “Dhënia e Ryshfetit”.

“Gjatë procedurës janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore përfshirë intervistimin e të dyshuarit në prezencë të avokatit mbrojtës dhe sekuestrimin e provës materiale”.

“Është analizuar raporti i zyrtarëve policor të ndërlidhur në rast dhe pas shqyrtimit të të gjitha provave, lidhur me procedurën penale Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Related Articles